Introduction "Qielli poshte" Leon Qafzezi

Novela fantastiko-humoristike"Qielli poshte"e autorit Leon Qafzezi,sjell nje mesazh bashkekohor per kohen dhe dhe ditet e trazuara qe jetojme,nje mesazh antikaos... Atmosfera e noveles tejet stigmatizuese nen groteskun e sj fantastik,ku Toka ndali rrotullimin dhe njerez e sende fluturuan ne hava,eshte ne vetvete nje metafore e ashper qe te kujton dikur Mark Twen me "Fluturimin e Kapitenit Stromfilld ne Parajse"remineshenca meditative qe vijne natyrshem nepermjet se qeshures... Paradoksaliteti i permbajtjes spektakolare dhe te kendshme,ku e mrekullueshmja perzihet me banalen,eshte aq bindes ne zhvillimin e tij kompozicional sa lexuesi e jeton situaten me nje intensitet gati stresant,por njekohesisht pa asnje ndjenje paniku,megjithese apokalipsi perjetohet ne lartesite e stratosferes,ku dhe jeta nis e leviz tashme normalisht,megjithese ne hava,pa iu shmangur procedurave te saj sociale dhe antisociale...Ku sic shprehet autori:"Koha kishte dale dore.." E shkruar ne veten e pare,vetem me dy personazhe krejt pa biografi,autorin dhe njeriun me bizhama,ajo te kujton diku dhe "Ne pritje te Godose"te S.Becket,mbasi eshte i njejti absurd qe leviz brenda nje rrethi vicioz,brenda dhe jashte kohes dhe hapesires... "Qielli poshte"i Leon Qafzezit,eshte nje tjeter liber eksploziv,ku individualiteti krijues ka krijuar tashme fizionomine e tij ne gjinine e noveles artistike dhe nje stili aspak te rrahur ne letersine tone,e themi kete mbasi figuracioni dhe abstraksioni eshte ne gjurmet e shkrimtareve me te rendesishem bashkohore Ne novelat e tij si "Pashaporte per Ferr"apo "Tregu i Enderrave"po ashtu dhe tek "Qielli poshte"kemi nje kolorit te vecante,nje psikologji dhe filozofi ,larg konvencionalizmit ne sensin me profesional te termit.Ai del pertej nje pragmatizmi profesionist,drejt aksidentales,suprizes qe ka hyre tashme ne jeten tone te perditshme,eshte kjo klime krijuese qe i jep nje lirshmeri vizionit te tij eksistencialist-surrealist;novela eshte nje realitet brenda fantazise,por edhe nje fantazi brenda realitetit...I urojme suksese" Kristofor Bulo(Parathenia)

"Novela"Tregu i Enderrave"e autorit Leon Qafzezi te intrigon qe ne titull per ate shtjellim te metejshem plot fantazi dhe humor te investimit te enderres dhe dhenies se saj me fajde ne firmat piramidale...Eshte perseri po ai zhgenjim i moderuar bashkekohor qe i merr edhe shpresen e fundit nje populli nen idene e nje fitimi thuajse magjik... I shkruajtur ne stilin e dy novelave te meparshme te tij ,ku realiteti dhe fantazia shkrihen ne nje,ndjehet po ajo elokuence e ndertimit kompozicional,nje surrealizem teper pikant...Pikant eshte vete gjetja qe eshte njekohesisht edhe vete sterhollimi i noveles,paradoksaliteti i nje jete kolektive qe vuan nga nje insoni kronike dhe qe befas nis e investon enderrat per nje te ardhme me te mire dhe qe ,se fundi,gjejne ashtu si dhe me parate vetem nje mashtrim tejet bashkekohor... Per te qeshur dhe per te qare,nje novele tragji-komike,qe do te mbetet si nje deshmi e antimoralit te kohes qe kalojme ne kete fund shekulli. Ritmi i perkryer i vepres flet per krijimin e nje individualiteti ne fushen e noveles,krijimin e nje atmosfere ku nuk kemi asnje resonance pesimiste,pavaresisht nga eho e preokupacionit te kohes.. Nje polemike violente shperndahet hapesires si ai pluhuri i rruges,pa asnje lloj pergjegjesie individuale,per keto inisiativa te rrezikshme.. Denoncimi nga ana e popullit te ketyre manovrave ekonomike,ketij kataklizmi te xhepit te nje populli,me gjuhen e Mark Antonit,eshte nje nga gjetjet me te bukura te berjes se transparences..Diagnostikimi i kesaj epidemie sociale,ku korrupsioni ka nje natyre virale,braktis shpesh te verteten.. Kthesa qe ben protagonisti i vepres Sofokli Pata,eshte bindes dhe ka nje moral ne vetvete,ne te vertete ajo perben figuren e intelektualit te vertete,qe di te ruaje vlerat autentike te nje populli dhe te nje vendi. I urojme suksese autorit" Briseda Arapi

"Shkolla e Filmit dhe Multimedias Marubi eshte njohur me vepren e "Historisese se Kinematografise Boterore"te kineastit Leon Qafzezi duke vene ne dukje vlerat e saj njohese ne fushen e historise se filmit,lindjes,zhvillimit,krizave dhe gjendjes aktuale te tij. Ajo shpreh konsideraten per kete veper kinematografike te punuar ne vite.Njeheresh e konsiderojme kete liber jo vetem informativ dhe rekomandojme sponsorizimin e tij pasi keshtu i vihet ne ndihme jo vetem shkolles sone,kineasteve ne vecanti,por edhe dashamiresve te filmit ne pergjithesi" Kujtim Cashku Rektor i Akademise se Filmit"Marubi"

"Historia e Kinematografise Boterore"e autorit Leon Qafzezi,eshte nje liber me vlera njohese ne fushen e historise dhe zhvillimit te kinematografise boterore dhe si e tille ajo perben ne vetevete dobine e te botuarit ne kete kohe krize per filmin. Autori ndonese me shkurtime dhe gjuhe lakonike,ku profesionalizmi jo vetem ne renditjen kronologjike te ngjarjeve,por shpesh edhe per kinematografi te vecanta hedh drite jo vetem ne evenimenet te saj,vale apo rryma,por edhe ne periudha te thella krize,po ashtu edhe per shkolla te fuqishme filmi dhe gjithashtu personalitetet ne kete fushe te cilet me veprat e tyre filmike hapen rruge te reja apo eksperimentuan me sukses. Mendoj se libri i Leon Qafzezit"Historisa e Kinematografise Boterore"(libri i tete ne kete fushe i autorit)eshte i nevojshem per cdo studiues te filmit,profesionist apo dashamires i tij" Viktor Gjika Drejtor i Pergjithshem i Kinostudios"Shqiperia e Re"

""Ne kohet qe kalojme jane te tpakte ata artiste apo edhe me gjere njerez te fushes se artit qe merren me botime ne fushen e kinematografise.Ne si fakultet e ndjejme kete mungese edhe me shume pasi pikerisht dy vite me pare kemi arritur te hapim specialitetin e Regjise se Filmit dhe TV. ne kete specialitet kurrikula e "Historise se Kinematografise Boterore"eshte e nje rendesie te vecante per formimin e studentit Duke marre parasysh: -deficitet e medha qe jane krijuar pas viteve 90 ne edukimin e brezit te ri te artisteve ne fushen e kinematografise -kerkesat gjithnje ne rritje te te rinjve dhe pasionit te tyre per kinemane ne ndjejme nevojen e botimeve ne kete fushe dhe pikerisht vleressojme angazhimin e Z.Leon Qafzezi per vepren "Historiku i Kinematografise Boterore" Po ashtu ne vleresojme shume ndihmen e strukturave te ndryshme apo personave te cilet mund te ndihmojne per botimin e tij. Dashamiresia dhe kontributi i sejcilit prej nesh ne kete rast,dio te ishte ne dobi te te rinve qe aspirojne te behen neser kineaste,por gjithashtu dhe gjithe te tjereve qe kane nevoje per informacione ne kete fushe." Prof.Petrit Malaj Rektor i Akademise se Arteve

"Kineasti dhe novelisti Leon Qafzezi paraqitet me nje liber te ri sic eshte "Intervista per Filmin"nje liber qe hyn ne fushen e kritikes kinematografike. Pavaresisht se keto intervista jane botuar ne vite te ndryshme deri ne ditet tona,kryesisht per regjisore,skenariste,operatore, te filmit,shqiptare apo te huaj,kjo vetem se ja rit vleren ketij libri origjinal dhe qe sjell kronologjikisht fizionomin e kinematografise shqiptare,perpjekjet e realizuesve te filmit ne periudhen e djeshme plot sakrifica,pasion,dashuri per kete art,por edhe perpjekjet dhe perkushtimin e brezit te ri te kineasteve,te cilet mne talentin e tyre po i japin nje fytyre te re filmit shqiptar,jo vetem ne vendin tone por edhe ne bote...Eshte ajo rruge profesionale dhe qe sot lindi nga shkolla e Kinostudios"Shqiperia e Re"dhe me vone Alba Film... Eshte padyshim nje liber i vlefshem... Muharrem Fejzo Kryetar i Shoqates Kineasteve

"Libri i autorit leon Qafzezi ,me titullin "Intervista per Filmin"eshte nje liber qe ia vlen te botohet dhe te sponsorizohet per vlerat profesionale qe ai mbart ne fushen e kritikes dhe evolimit te filmit shqiptar,duke filluar nga vitet 1990 e deri sot... Ne si AQSHF do kontribojme per botimin e tij" Natasha Lako Drejtore e AQSHF

"Mendoj se libri i Leon Qafzezit me titullin "Intervista per Filmin",pra nje liber nga fusha e kinematografise,ku perfshihen intervista per filmin ne vite te ndryshme me kineaste shqiptare,aktore,artdashes se artit kinematografik,eshte nje liber qe ja vlen te botohet,mbasi ka vlera ne kohe per pasqyrimin e kinematografise shqiptare dhe jo vetem kaq,por se edhe tregon nepermjet vete gojes se kineasteve te brezave te ndryshem edhe ate evolim qe ka patur ky art i shtate ne vendin tone neper vite deri ne ditet tona,kur megjithese nuk prodhohem me 14 filma ne vit,perseri ka nje prodhim cilesor qe po jep frytet e tij edhe ne Festivalet Boterore te ketij zhanri. ...Ky liber eshte i vlefsshem jo vetem per studiuesit e kinematografise,por njekohesisht per sudente te regjisures deri dhe amatore te kinemase" Albert Minga(Drejtor i Pergjithshem i RTSH)-Parathenia

"Drejtoria e AQSHF ne bashkepunim me Redaksine e institucionit ,pasi u njoh me permbajtjen e librit te autorit Leon Qafzezi"Antologjia e Mendimit Kritik te Kineasteve Shqiptare" mendon se botimi i kesaj vepre te fushes profesionale e cila do te jete e dobishme jo vetem per kineastet e rinj qe studiojne sot ne Akademite e Filmit,por edhe per studiuesit dhe artdashesit e filmit shqiptar." Artan Minarolli Drejtori AQS

"Shkrimtari dhe kineasti Leon Qafzezi ka bere gati per botim librin ne fushen e studimit te kinematografise shqiptare"Antologjia e Mendimit Kritik te Kineasteve Shqiptare",nje veper me rreth 400 faqe. Duke qemne i njohur me librat e tij te botuar neper vite ne fushen e filmit si "Mjeshter te Medhenj te Filmit""Portrete kineastesh""Filmi Shqiptar dhe koha""Intervista per filmin""Me xhirime"si dhe dy mongrafi per figurat e shquara te regjise boterore"Godard"dhe "Kubrick",shtojme dhe botimin e vepres madhore"Historiku i Kinematografise Boterore",ne vleresojme kontributin pasionant dhe profesional te zotit Leon Qafzezi,nje pune krijuese shumevjecare ne fushen e artit kinematografik,ku hyjne edhe filmat dokumentar dhe botimet e tij ne shtypin periodik te kohes. "Alba Film",shpreh konsideraten e saj te larte per librin "Antologjia e Mendimit Kritik te Kineasteve Shqiptare"duke qene i ndergjegjshem per vlerat e saja ne dobi te kultures kinematografike,te kineasteve te rinj qe studiojne ne akademite e filmit brenda dhe jashte vendit dhe sidomos per informacionin kritik qe kjo veper mbart per njohjen e kineasteve shqiptare te cilet ndonese u ndeshen me censuren dhe autocensuren ne vitet e diktatures,diten me punen,sakrificat e tyre te mbajne gjalle filmin shqiptar dhe sot ne vitet e demokracise..." Buron Kaceli Drejtor i Alba-Filmit

-Sillet nga Leon QAFZEZI monografia e regjisorit qe beri emer dhe epoke- Stanley Kubrick,versioni shqip "Kubrick"regjisori i famshem amerikan vjen nepermjet nje monografie ne gjuhen shqipe. Kjo monografi e fundit e Leon Qafzezit,eshte nje botim i plote i jetes,veprimtarise dhe opinionit qe ka qarkulluar per regjisorin e famshem nga koleget e tij. Keshtu Stanley Kobrick u lind 73 vjet me pare ne qytetin e artit ne New York.Ai ishte regjisori i pare i pas Luftes se Dyte Boterore qe beri emer dhe epoke.. Qe ne fillimet e tij,vepra krijuese e ketij kineasti te talentuar zgjoi interesin e mjaft krijuesve dhe kritikeve,te cilet nisen te vleresojne pretendimet e tij artistike,estetike,vizionin e ri te mjeteve shprehese,nje lloj ironie te lehte sociale,por gjithsesi i binte ne sy nje vezhguesei te holle te artit kinematografik. Stanley Kubrick realizoi filmin e pare me metrazh te gjate"Frike dhe Deshire"(Fear and Desire)ne vitin 1953.Me pas "Lolita"ekranizim i romanit te Nobokov,"Odisea e Hapesires"e A.C.Clark"Portokalli mekanik"i nobelistit Borgess. Megjithate ai u afrohet ketyre autoreve te medhenj duke u dhene nje domethenie dhe nje vizion te ri,ai di "te ndricoje ajrin"me nje profesionalizem te rralle artistik. I specializuar ne boten etij kulturore ne raportet mes kinematografise dhe patologjise,Kubrick i referohet shpesh,megjithese jo fare hapur Zigmund Frojdit. Ne galerine e filmave te tij(15)si tituj,si filmografi leviz nje bote e tere,e gjalle,levizin psikologji dhe karaktere te nje shoqerie kapitaliste te zhvilluar dhe jo pa probleme,leviz nje mjedis qe ne shumten e heres eshte tejet natyral. Regjisori i "Eyes Wide Shut"tashme jo me ne jete,ka mbetur i paharrueshem per vepren e tij ne kinematografi,por edhe ne kujtimet e kolegeve dhe te aktoreve qe kane punuar ne shume filma me ate. Te gjithe keta njerez flasin per Kubrick ne monografine e botuar ne shqip,nderkohe qe ne kete liber ka edhe mjaft opinione te kritikeve te Stanley Kubrick... Gjithsesi,te gjithe ata qe jane te pasionuar pas filmave te ketij regjisori te madh,mund te shuajne kureshtjen per aspekte te ndryshme te jetes dhe aktivitetit te tij ne monografine e ketij personaliteti te kinematografise boterore" Gazeta "Republika"(E merkure 27 nentor 2002)

"Ne mbrojtje te jetes" Premiere filmi dokumentar televisiv nga Leon Qafzezi Filmi qe u shfaq keto dite ne BBF Television,kushtuar World Health Organization"(Organizata Boterore e Shendetesise),nje film nga kineasti Leon Qafzezi,pershkruan me ane te zgjidhjeve figurative larg reklamimit,punen e palodhur te WHO,ne luften per mbrojtjen e shendetit nga semundjet infektive te kohes si tuberkolozi,sida,semundjet psikike dhe kanceri. Nepermjet intervistave te plota te Shefit te Misionit WHO-se, Santino Severonit,Liliana Urbines,menazhere e semundjeve mendore,Stefania Pace-Shankli,oficere e programit kunder sides si dhe intervistave te drejtoreshes Anila Aliko,etj u dha nje panorame e plote filmike e punes ne keto fusha,jo vetem persa i perket trajnimit,propagandes me broshura,por edhe nje ndihme e materializuar ne mjete logjistike dhe te infrastruktures se spitaleve ne disa rrethe te vendit tone. Keto dite do te nisin xhirimet per nje dokumentar te dyte,ku vendin kryesor do e zere puna ne terren,pra do te kemi nje dokumentar.... Me nje interes te vecante jane xhirimet ne Institutin e Shendetit Publik(ISHP) me drejtoreshen Silva Bino dhe xhirimet ne nje vend te "infektuar" si fshati.. Eshte nje film qe tregon per solidarizimin e bluzave te bardha,Organizates Boterore te Shendetesise dhe Ministrise Shendetsore me mbrojtje te jetes. Filmi i Leon Qafzezit ka vlera njohese dhe informacion qe vjen organikisht me nje gjuhe artistike,kerakteristike per kete autor" Korresp.i gazetes"Tirana"Qershor 2002

-Per mbrojtjen e jetes,premiere nga Leon QAFZEZI- Filmi -dokumentar rrefen perpjekjet e bluzave te bardha ne bashkepunim me WHO ne lufte per nje shendet te mire "Per mbrojtjen e jetes"titullohet filmi dokumentar i cili u shfaq keto dite ne "BBF Television" nga kineasti Leon Qafzezi. Ky dokumentar e merr spunton e tij artistike nga veprimtaria qe zhillon ne Shqiperi "World Health Organization"me qender ne Gjeneve te Zvicres. Filmi pershkruan me nje gjuhe filmike larg nje reklamimi te bujshem ate pune dhe kontribut te vlefshem qe kjo organizate jep ne luften kunder semundjeve te rrezikshme te kohes sic jane tuberkulozi,ende evident ne Shqiperi,SIDA e konstatuar jo ende ne permasat e vendeve te tjera,por perseri shqetsuese si dhe ne luften per nje shendet te mire mendor,duke e pare kete te fundit jo si nje deshtim personal. Eshte pra,nje fushe e gjere trajningu dhe nje pervoje e ndihme konkrete per dispancerine dhe senatoriumin ne vendin tone,duke u nderruar atyre pamjen dhe duke i rinovuar nga ana e infra-struktures dhe materialeve logjistike. Ekipi i "WHO"(Organizata Boterore e Shendetesise)me shef misioni Santino severonin,Stafania Pace- Shanklin,Liliana Urbina,Nertila Tavanxhi etj,spikaten ne filmin dokumentar me personalitetin e tyre ne menazhimin e semundjeve specifike qe permendem me siper dhe ne strukturat e kujdesit komunitar ne nje perqindje te madhe te territorit te vendit. Pervec intervistave eskluzive te Santino severonit,i cili beri nje rezume te gjere te vete aktivitetit te WHO ne vendin tone,nje aspekt i bukur ishte dhe organizimi i Dites Boterore te Shendetesise.Krosi masiv ne kodrat e Liqenit ,ku mosha te ndryshme vraponin nene tingujt e Bandes se Ushtrise,i dhane filmit nje frymemarrje lirike qe kontrastonte me ambientet e disapncerise se Tiranes apo sanatoriumit"Ndroqi",qe vertet i rinovuar nga WHO dhe ECHO,gjithsesi ruante atmosferen e mbylluar te spitalit. Me nje interes te vecante ishet dhe intervista e dhene nga drejtoresha e Sanatoriumit Anila Aliko e cila evidentoi punen e madhe e bere nga Organizata Boterore e Shendetesise per sektore te ndryshem te ketij spiatli kunder tuberkulozit... Kete pune ,kamera e Leon Qafzezit e dha edhe ne ambjentet e dsipancerise ku doktor Rifati konkretizoi kete ndihme ,duke krahasuar aparaturat e vjetra te skopise te dala jashte perdorimit me ardhjen e te rejave nga me modernet per ekzaminimin e bronkeve. Liliana Urbina qe vjen nga Argjentina shpalosi edhe perspektiven e nje lufte te re kunder semundjeve mendore duke theksuar mendimin e drejtoreshes se pergjithshme te WHO-s zonjes Harlem Brundtland qe ne mesazhin e saj te Dites Boterore te Shendetesise 2001 ishte"Mos perjashto.Fillo te ndihmosh"Pra do te ishte nej lufte per te mos patur diskriminim ndaj te semureve mendore,kjo ne bashkepunim me shume organizata te tjera boterore. Stafania Pace-Shanklin,evidentoi punen e bere per rastet e zbulimt te SIDA-s dhe luftes kunder saj me nje plan stategjik te detajuar mire,por et shoqeruar edhe me nje propagandim me efekt parandalues. Pas realizimit te filmave"Mesazh Humanitar"film per "Croix Rouge Francaise","Mesazh dashurie",film per Luigi Montin,"Per mbrojtjen e jetes"perben nje trilogji ne krijimtarine artistike e kineastit dhe novelistit Leon Qafzezi,me teme nga fusha e shendetesise,filma keta sa artistik aq edhe promovues. Kristofor Bulo Ilirian Skenderi Gazeta "Republika"E enjte,27 Qershor 2002

Premiere -Filmi dokumentar TV "Luigji Monti,Mesazh dashurie" Shenime rreth filmit televiziv per apostulin e dashurise padre "Luigji Montin"te Leon Qafzezit

Perpara nje jave ne ekranin e televizionit ATN1 u transmetua filmi televiziv,dokumentar"Luigji Monti -Mesazh Dashurie"i regjisorit dhe operatorit Leon Qafzezi dhe producentit Skender Baze. Mbas nje pune disa mujore dhe xhirimeve ne Shqiperi,dhe Itali,filmi"Luigji Monti.."morri ate forme te pasur artistike dhe emocionale qe shikuesi perjetoi ate mbremje kur filmi u projektua ne ekran me te gjithe madheshtine dhe thjeshtesine e asaj figure qe vjen ne kete 100 Vjetor te Lindjes,me mesazhin e tij te fuqishem te dhimsurise dhe dashurise njerezore. Filmi "Luigji Monti"fiton vlera te medha njohese nepermjet xhirimeve te Leon Qafzezit ne Sarrono te Varezes dhe pikerisht ne interieret e Institutit" Luigji Monti"ku ne hyrje te tij eshte shkruar:"Ketu ka vend per zemer" Njohja me ate ambjent muzeal te ruajtur me nje perkushtim te jashtezakonshem,maketet qe flisnin per vendlinjen e tij ne Bovizo ,prane Milanos,ate mjedis fshataresk te ngrohte dhe plot jete ku levrijne te gjithe gjallesat e Zotit,po ashtu shpjegimet qe jepte Ruggero Valentini,nje padre teper mikprites sipas fjaleve te vete Leon Qafzezit,deri ne ato objekte pune dhe intime te padre Luigji Montit,ketij themeluesi te nje Kongregacioni religjioz,punetor,sanitar dhe edukator,ketij njeriu te shenjte lombardian,i dhane filmit vlera te verteta dokumentareske dhe njohese per shikuesin shqiptar. Filmi i autorit Leon Qafzezi(ku ky i fundit eshte edhe skenaristi i filmit) ia rrit vlerat dhe xhirimi ne Vatikan,Sheshin San Pietro,ku gjetja audiovizive e zerit te Papes,kombinuar me ecjen e njerezve,statujave te shenjta dhe nje qielli te kalter mistik te krijonin nje emocion te vecante duke krijuar pershtypjen sikur ishe i pranishem ne ate meshe qiellore... Filmi "Luigji Monti Measzh Dashurie"nje veper e arritur ne komponente e saj cizualee audioditiv,e shoqerise kinematografike"Eagle Film Albania"..ne krijimtarine filmike te kineastit leon Qafzezi.krahas filmave te tjere biografike si "Azemi eshte gjalle""Lufta per te mbetur njeri""Poeti dhe inkuizicioni""Kadare dhe Sabato"etj,Filmi dokumentar "Luigji Monti,mesazh dashurie"eshte nje veper gjithashtu aktuale ne keto dite te zymta dhune dhe urrejtje,duke na kujtuar Nene Terezen tone te dashur me mesazhin e saj te madh te dashurise. Nuk na mbetet tjeter se te urojme kineastet Leon Qafzezi dhe Skender Baze,redaktorin Gezim Toto dhe gjithe stafin e postproduksiont.Urime! Rexhep Polisi Gazeta "Art Kulture"Dhjetor 2000